KULTURË

Një valle shqiptare në shtëpinë e Kinës

15:31 - 03.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tetë kërcimtarë të vegjël kërcyen disa valle popullore shqiptare të premten në ambasadën e Kinës në Shqipëri. Të veshur me kostume kombëtare ata performuan para moshatarëve të tyre në kuadër të një aktiviteti që u mbajt për 1 Qershorin me fëmijë nga Tirana që mësojnë gjuhën kineze. Për ambasadoren Jiang Yu, “kjo është një mënyrë e mirë për të vijuar traditën, trashëgiminë dhe kulturën që zhvillohet mes dy brezave dhe vendeve tona”. Ajo tha se në aktivitet marrin “fëmijë nga shkolla të ndryshme, por me një pikë të përbashkët, ju pëlqen kultura kineze”. Më tej, në aktivitetin e prezantuar nga Etjena Ymerali, nga ambasada e Republikës Popullore të Kinës, për rreth një orë, fëmijët kinezë dhe shqiptarë, shijuan programin dedikuar tyre, të përgatitur enkas me muzikë, kërcime dhe arte marciale.




Fëmijët, të cilët kishin marrë pjesë në garën e pikturave “Kina siç e shoh unë”, u shpërblyen me çmime dhe dhurata. Festa nisi me interpretimin me kukulla të talenteve nga Akademia e Teatrit të Shanghait, për të vijuar me pjesë speciale Kung Fu. Festa dedikuar fëmijëve në ditën e tyre u mbyll me një prezantim të shkurtër të Kinës, përmes fotove. Zonja Jiang Yu ka qenë e pranishme në disa aktivitete kulturore në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Ndërkombëtare të Akuarelit “Spring 2018” në Tiranë, duke vizituar gjithashtu ekspozitën dhe veprat e piktorëve nga vendet e ndryshme, përfshirë edhe ata kinezë. 54 piktorë nga 25 vende e rajone morën pjesë në këtë ekspozitë. Në atë ekspozitë, piktori Shan Hong u shpall “Artisti më i mirë”. Në mesazhin e saj në faqen zyrtare të ambasadës, znj.Yu, thotë: “Shqipëria ka një histori të gjatë, gjendet në një pozicion të rëndësishëm gjeografike, me një shumëllojshmëri peizazhesh të bukura”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.