Kronikë

Kanabisi drejt Italisë nuk ka të mbaruar, mbi gjysmë ton bllokohet në Karaburun

14:20 - 05.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kultivimi i kanabisit ka ndaluar, sipas policisë, por tentativat për të hedhur drogë me gomone drejt Italisë nuk kanë të sosur.




I fundit rast është ai që ka goditur policia e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar thuhet se është sekuestruar 671 kg kanabis dhe 200 litra benzinë.

Po ashtu në pranga ka përfunduar 29-vjeçari, Benardo Nezhaj. Droga u gjet në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”.

Policia thotë se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.