Kryesore

Basha i kthen buzëqeshjen… Ramës. Lindita Nikolla s’e heq telefonin nga dora, Xhaçka dhe Bushati bëjnë çu-çu

12:09 - 07.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi ka nisur me tensione dhe akuza midis opozitës dhe mazhorancës. Kreut të Kuvendit iu desh të ndërpriste tre herë seancën plenare, pasi Basha nuk lëshonte foltoren.




Pas ardhjes së kryeministri Edi Rama kur seanca ishte ndërprerë, menjëherë nuk kanë munguar batutat. Pak pasi është ulur në vendin e tij, Rama është fotografuar pranë ministrit Pandeli Majko. Kaq ka mjaftuar që Berisha të thumbojë: Mos u fshih te Pandeliu!

Rama shkrihet së qeshuri, ndërsa Basha vijon në foltore. E ndërsa menduat se i keni parë të gjitha nga televizori, me shumë mundësi disa detaje iu kanë shpëtuar.

Nga fotot e siguruara nga LSA, nga seanca e sotme të Kuvendit shihet se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nuk e heq telefonin nga dora. Po kush po e shqetëson?

Syri na kapi edhe dy minstrat Bushatin me Xhaçkën që bëjnë çu-çu me njëri-tjetrin. Ndërsa Ahmetaj dhe Gjiknuri shfaqen të habitur…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.