Kronikë

Detaje/ Sapo kishte ardhur nga Anglia, djali vret nënën dhe babain

12:56 - 07.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krimi në familje ka tronditur qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë lokale, 26-vjeçari Qemal Sela ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Llixha”. Viktimat sipas policisë janë Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Gazeta Shqiptare mëson se 26-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.