Kronikë

Krimi makabër në Peshkopi/ Pasi vrau prindërit, djali doli me automatik në rrugë

16:42 - 07.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Gazeta Shqiptare” zbulon të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur këtë të enjte në Peshkopi, ku një 26-vjeçar vrau me automatik dy prindërit e tij.




Burimet bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se autori Qemal Sela pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik dy prindërit e tij, ka dalë në rrugë bashkë me armën duke krijuar panik mes banorëve.

Po të njëjtat burime saktësojnë se kanë qenë fqinjët, që sapo kanë parë ngjarjen e rëndë në lagjen e ‘Llixhave’, kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Blutë e Peshkopisë kanë mbërritur mënjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit. I riu mësohet se sapo ishte kthyer nga Anglia një natë më parë.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë konflikti me prindërit për çështjen e parave dhe pronësisë së hotelit që familja Sela kishte.

Po ashtu Qelim Sela dyshohet se vuante nga depresioni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.