OPINION

Letër e hapur/ Më shkatërruan brenda natës, hetimi pa paragjykime sot është utopi

07:45 - 07.06.18 Albens Alite
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Letër e hapur adresuar:




  • Të nderuarit, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta.
  • Të nderuarës, Ambasadorë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin.
  • Të nderuarës, Avokate të Popullit të Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca.

Të dashur Shkëlqesi,

Emri im është Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit (Nj.M.P) të “Projekt Ndërtimit të Rrugës, TIRANË- ELBASAN” në varësi të ish- Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës ( MTI), sot është Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ( MEI).

Emërimi im në këtë detyrë i përket periudhës 20 tetor 2016 – 4 shkurt 2018. Projekti financohej nga “Islamic Development Bank” (IDB), si financuesi kryesor dhe nga ABU – DHABI dhe DPEC FUND, si financues më të vegjël.

Megjithëse unë po punoja në dy projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore si Koordinator Projekti dhe në mënyrë specifike:

  1. “IPA 2012, VLORA” – Ndërtimi i Rrjetit të Kanalizimeve dhe Rehabilitimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Vlorë. Financuar nga fondet IPA / Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë:
  2. “Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” – “Ndërtimi i Impiantit të Kanalizimeve të Ujërave të Ndotura të Tiranës dhe Ndërtimi i mikrotunelit dhe rrjetit të Kanalizimeve”. Financuar nga JICA ( Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për llogari të Qeverisë Japoneze).

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Sokol Dervishaj, më kërkoi të udhëhiqja edhe Nj.M.P të “Ndërtimit të Rrugës TIRANË – ELBASAN”.

Arsyeja e caktimit tim në këtë pozicion ishte performanca ime shumë e mirë në projektet e tjera infrastrukturore si koordinator projekti. Projekti i “Ndërtimit të Rrugës Tiranë – Elbasan” ishte një projekt shumë problematik dhe me një rëndësi shumë të madhe për qeverinë shqiptare. Ndërtimi i kësaj rruge filloi në muajin shkurt dhe duhet të mbaronte në 18 muaj (Shtator 2013). Arsyet e vonesës në përfundimin e këtij projekti ishin shumë të ndryshme, por kryesisht “situatat e papritura dhe të paparashikuara” (5 rrëshqitje të mëdha), ishin të paevitueshme për përfundimin e këtij projekti.

Punëdhënësi (Employer – MTI / ARRSH dhe Nj.M.P, e cila vepronte për llogari të Punëdhënësit) duhet të kishte ndërhyrë shpejt dhe me vendosmëri për të përcaktuar zgjidhjet teknike duke i shoqëruar me vënien në dispozicion të rezervave financiare shtesë në mënyrë që t’i përgjigjej këtyre situatave të papritura dhe shumë serioze, në kohën e duhur.

IDB ishte shumë e angazhuar për t’ju përgjigjur me financim shtesë këtij projekti sipas nevojave për të mbuluar situatat e papritura që ndodhën.

Fakti është që punëdhënësi ishte në gjendje për të zgjidhur pjesërisht këtë situatë vetëm në dhjetor 2016.

Vonesa e punëdhënësit për arsye të vendimmarrjeve të tij të vonuara ishte afërsisht 40 muaj.

Arsyet e kësaj vonese janë treguar me të gjitha detajet në Claimet e Kontraktorit (Seg 3 & Seg 1) që i përkasin periudhës 2012 – Qershor 2016. Megjithëse IDB ka dhënë dakordësinë e saj (No objection – via Fax) në Qershor 2016 për të ngritur nivelin e financimit të saj për “Punimet Civile” deri në 150 mil USD, bazuar në “preliminary designs” (projekte paraprake) për rehabilitimin e 5 rrëshqitjeve të mëdha sikurse u prezantuan nga Kontraktori. Punëdhënësi (MTI / ARRSH) kishte aplikuar zyrtarisht për financim shtesë në IDB vetëm deri në nivelin 138 mil USD për të mbuluar nevojat e “Punimeve Civile”, (Qershor 2016). Mungonin 14,5 mil USD. Në këtë situatë unë u prezantova në këtë projekt i emëruar si Drejtor i Nj.M.P nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës (20 Tetor 2016).

Kam njoftuar zyrtarisht situatën e sipërcituar të projektit në dhjetor 2016, ministrit të MTI, Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së dhe Zyrës Mbështetëse (Supporting Office) të Kryeministrit.

Disa mbledhje janë zhvilluar në Kryeministri të drejtuara nga znj. Eridana Cano, me Nj.M.P, Kontraktorin dhe Konsulentin, në të cilat është vendosur që të pranohej ngritja e Vlerës së Kontraktuar për Punimet Civile deri në 153 mil USD (Minutat e takimit janë evidencë për këtë).

Konsulenti duhet të përcaktonte saktësisht Vlerën e re që duhej kontraktuar për Punimet Civile bazuar në vlerësimin e tij për “Projektet e Drejtuara të Rehabilitimit të 5 rrëshqitjeve të mëdha” të prezantuara nga Kontraktori.

Sapo Konsulenti certifikoi vlerën e saktë për rehabilitimin e 3 rrëshqitjeve të para, Amendimi nr.9 i Kontratës u firmos nga Punëdhënësi dhe Kontraktori duke përcaktuar kështu një Vlerë të Re të Kontraktuar deri në 138 mil USD (janar 2017); dhe Amendimi nr.10 i Kontratës për rehabilitimin e 2 rrëshqitjeve të mbetura u firmos nga Punëdhënësi dhe Kontraktori duke përcaktuar Vlerën Finale të Kontraktuar për Punimet Civile, deri në 152,1 mil USD (Mars 2017), 2 mil USD u përcaktuan si Kontigjencë dhe janë pjesë e Vlerës Finale të Kontraktuar.

Të gjithë aktorët kryesorë (IDB, MTI, ARRSH dhe Zyra Mbështetëse e Kryeministrit) të projektit u njoftuan zyrtarisht dhe puna ndërtimore për rehabilitimin e rrëshqitjeve rifilloi me përkushtimin maksimal të të gjithë palëve.

Puna rehabilituese për 5 rrëshqitjet përfundoi në dhjetor 2017, por financimi i munguar (14,5 mil USD) për këtë projekt nuk u sigurua akoma nga Punëdhënësi (MTI/ARRSH). Nj.M.P. ka adresuar 5 letra zyrtare (2016-2017) “Kërkesë për financim shtesë për projektin” kundrejt MTI, MEI dhe ARRSH-së.

IDB e mbështeti përpjekjen e vazhdueshme të Nj.M.P për këtë problematikë duke i dërguar një “Fax Governor” adresuar Ministrisë së Financave (MF), MTI dhe ARRSH-së. (Prill 2017).

IDB në këtë Fax shprehte disponibilitetin e saj për të financuar plotësisht nevojat shtesë të projektit. Asnjë veprim nuk u ndërmor për këtë çështje nga Ministritë (MTI / MEI dhe MF). Për këtë arsye Punimet Civile nuk mund të mbarojnë në afatin e përcaktuar në shtesën e Kontratës (25 Qershor 2018) dhe Kontraktori sërishmi ndërpreu punën.

Claimet e Kontraktorit (Seg 3 & Seg 1) arrijnë një vlerë prej 48,1 mil USD. Vonesa në përfundimin e punimeve është kryesisht e shkaktuar nga paaftësia e Punëdhënësit për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme (teknike dhe financiare) për periudhën 2012 – Qershor 2016.

Nj.M.P. e drejtuar prej meje u përfshi në “Procedurën e Trajtimit Administrativ të Claimeve (Seg3 & Seg1)” me miratimin e IDB-së (via fax).

Si rezultat i kësaj, 2 vendime Bordi DAB u arritën duke zbatuar Kushtet e Kontratës (CoC) dhe iu vunë në dispozicion Punëdhënësit (MEI – ARRSH). Vlera e Claimeve Seg3 & Seg1 u reduktua nga Vendimet e Bordeve DAB në 36,8 mil USD. Vendimet e DAB-ve iu dërguan zyrtarisht Ministrave (MEI dhe MF) për vendimmarrjen e tyre të mëtejshme, pra ose duhej pranuar Vlera sipas Vendimeve të DAB-ve, ose të kontestohej kjo Vlerë në gjykatën e arbitrazhit (ICC Paris). Nj.M.P. ka këshilluar zyrtarisht Ministrin e MEI, Z.Damian Gjiknuri, se nëse këto vendime do të kontestohen në arbitrazh atëherë ka një mundësi që Kontraktori të kërkojë sërishmi Vlerën e plotë të Claimeve (4.8 mil USD). Asnjë veprim nuk u ndërmor nga Ministri i MEI-së edhe në këtë situatë.

Në Dhjetor 2017, dy Audite u prezantuan në projekt, nga MEI dhe MF. Opinioni final i Auditeve ishte i ndryshëm ndërmjet njëri-tjetrit lidhur me përgjegjësitë e zyrtarëve përfaqësues të Punëdhënësit:

  • Auditi i MEI më bën me përgjegjësi mua dhe Drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH-së lidhur me Claimet e Kontraktorit (36,8 mil USD).
  • Auditi i MF (Superior në krahasim me Auditin e MEI) bën me përgjegjësi Konsulentin për situatën e përgjithshme të vonesave në projekt.

Dëshiroj të theksoj faktin që Claimet për Seg3 & Seg1, të Kontraktorit, i përkasin një periudhe (2012 – Qershor 2016) të mëparshme që unë personalisht nuk kam qenë i punësuar në projekt.

Kështu që unë personalisht nuk mund të jem përgjegjës për efektin negative që këto Claime kanë shkaktuar në projekt (36,8 mil USD), sikurse indikohet nga Raporti i Auditit të MEI.

Ministri i MEI (Z. DAMIAN GJIKNURI) e dërgoi këtë rast (sikurse indikohej nga Raporti i Auditit të MEI) në zyrën e prokurorisë në formën e një “Kallëzimi Penal” dhe një çështje penale u hap në mënyrë të menjëhershme. Një “Vendim Gjyqësor” më është prezantuar, i cili i referohej një seance gjyqësore të Gjykatës e ndërmarrë “në mungesën time”, ditën e diel 4 shkurt 2018. Ky vendim Gjykate ishte në favor të burgosjes sime të “menjëhershme dhe pa afat”. Sikurse tani mund ta kuptoni, unë po ju shkruaj këtë letër nga burgu. Jam i burgosur në cilësinë e personit i cili është “subjekt për t’u hetuar” për rastin cituar më parë. Jam i burgosur që prej 4 muajsh tashmë. Arsyeja për të cilën po ju drejtoj këtë “Letër të Hapur”, e cila pasqyron situatën time, është për të evidentuar faktin se në këtë vend, (në Shqipëri) qytetarët e tij prezumohen “fajtorë” nga gjykatat edhe pse nuk janë hetuar akoma nga prokuroria. Burgosen menjëherë dhe pa afat vetëm me një indicie të pavërtetuar me prova. (Kjo periudhë burgosje për t’u hetuar mund të zgjasë më shumë se një vit).

Dëshiroj t’ju falënderoj për përpjekjet tuaja për t’i dhënë shqiptarëve një drejtësi të reformuar, e cila teorikisht i përmbush standardet europiane por është po aq i rëndësishëm kontrolli mbi implementimin e saj nga institucionet shqiptare (Ministritë – Prokuroria – Gjykatat).

Sot unë mund të them me zë të fortë se “Të drejtat e individit nuk respektohen dhe shpresa për të pasur një hetim të paparagjykuar është një utopi në vendin tim”.

Kam jetuar të gjithë jetën time si patriot (duke e dashur vendin tim), por tashmë është e pranishme tek unë një dilemë e madhe ekzistenciale, duke u përballur me këtë realitet. Karriera ime personale, profesionale u shkatërrua brenda natës. Familjes sime iu shkaktua një dhimbje e madhe. E gjitha kjo sepse i shërbeva vendit tim me përkushtim maksimal. Edhe sot vazhdoj të besoj se nuk kam bërë qoftë edhe një gabim në punën time. Unë nuk jam një kriminel i rrezikshëm sikurse mund të nënkuptohet në Vendimin e Gjykatës dhe asnjëherë nuk kam përbërë rrezik për askënd dhe aq më tepër për vendin tim. Aplikimi i një mase ekstremisht shtrënguese (burgosja) nga ky sistem gjyqësor për mua nuk është aspak human.

Duke shpresuar që kjo letër të ketë prekur sensibilitetet tuaja,

Me respekt të lartë

ALBENS ALITE

Burgu 313, Seksioni 2/2

Dhoma 10, TIRANË

Në mënyrë që të konfirmoj historinë time me fakte, bashkangjitur po ju dërgoj materialet e mëposhtme:

  • Kopje të Marrëveshjes së Borxhit, ISTISNA 0033.
  • Kopje e Kontratës së Punimeve Civile.
  • Claimet e Kontraktorit Seg3 & Seg1.
  • Komentarët e Claimeve ku përfshihet i gjithë komunikimi zyrtar për “procedurën e trajtimit administrativ të claimeve”.
  • Vendimi i Gjykatës së datës 4 shkurt 2018.
  • Memot e adresuara Prokurorisë duke sqaruar me shkrim pozitën time në këtë çështje.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per ke eshte shkruar ky artikull?! Nese eshte per lexuesit e gazetes (jo Te gjithe kuptojne gjuhe te huaja) atehere eshte mire dhe Te kuptohet lehtesisht ne gjuhen e paster shqipe. Nese autori I artikullit nuk di Te perktheje… atehere problemi qendron tek vete ai…

    Përgjigju ↓