Kryesore

“Ulu… ça ke që bërtet”, e enjtja e Kuvendit është e njëjta. Tension dhe përplasje

11:40 - 07.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E enjtja është e njëjta nga Kuvendi. Ndërprerje, përplasje dhe sigurisht kreun e PD-së që nuk lëshon foltoren e Kuvendit. Edhe seanca e sotme nuk pati ndryshime.




Me të marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po pengon çeljen e negociatave. Shkaktarët sipas tij janë Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Llogaridhënia e tyre një detyrim moral dhe politik. Në qoftë se kanë vendosur të mos vijnë më në këtë sallë atëherë ta çojnë deri në fund dhe të largohen sot dhe të çlirojnë vendin nga ky detyrim. Ndërkombëtarët de kancelaritë europiane ia kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama. Ai duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri duhet të marrë përgjegjësitë. Çështja është fare e thjeshtë. Ka 4 javë që skandali i vëllezërve Xhafaj, njëri kokë i krimit të organizuar në Vlorë e mbarë Shqipërinë dhe tjetri ministër i Brendshëm që i mundëson pushtetin kriminal ka pushtuar vëmendjen e opinionit publik. Saimir Tahiri u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj”, deklaroi kreu i PD.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.