Kronikë

Foto/ Ja kush është 19-vjeçarja që u qëllua me pistoletë nga Xhafer Mata, policia jep detaje

09:05 - 08.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhafer Mata është 31-vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend 19-vjeçaren  Xhuljeta Çuni.




Policia ka dhënë detaje, ndërsa ka bërë të ditur se i riu është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Xhafer Mata ishte nga Kukësi dhe jetonte në Tiranë, ndërsa e reja ishte nga Mirdita. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, por policia ka nisur hetimet.

Dyshohet se të rinjtë kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe mësohet se në momentin e vrasjes e reja ka qenë e shoqëruar dhe me një vajzë tjetër.

“Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme”- raporton gazetarja Dorjana Bezat për Gazeta Shqiptare.

NJOFTIMI I POLICISË  

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.