KULTURË

Robert Ndrenika i shkruan letër Ruçit: As më thua ç’është kjo Parti Socialiste…

12:09 - 08.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli-Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika i ka shkruar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Teksa e falënderon për qëndrimin e tij ndaj Teatrit Kombëtar, Ndrenika po ashtu ka dhe një pyetje ndaj kreut të Kuvendit.




Në letrën që Gazeta Shqiptare ka siguruar, Robert Ndrenika pyet kreun e Kuvendit: As më thua ç’është kjo “Parti Socialiste” që bashkëpunon me pronaret e mëdhenj në dëm të interesave të artistëve që mbetën tërë jetën proletare ?

Letra e plotë:
Zotit Gramoz Ruci, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
I dashur miku im Gramoz ! Nuk di si të të falenderoj për pritjen e ngrohtë dhe konsruktive që u bëre përfaqësuesve të komunitetit teatror.  Ti mund të kishe ndenjur dhe asnjanës për shkak te pozicionit si Kryetar Kuvendi por u prononcove si qytetar dhe dashamires i teatrit që ke qenë tërë jetën ! O miku im…Në këtë prag kampionati Botëror të futbollit, me që nuk jam shume tifoz, më lejo të të bëj një pyetje:
As më thua ç’është kjo “Parti Socialiste” që bashkëpunon me pronaret e mëdhenj në dëm të interesave të artistëve që mbetën tërë jetën proletare ??? Të përqafon miku yt Robert Ndrenika nga KAONIA !!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.