Kronikë

“Mbajeni pak, kam një punë për të bërë”, Xhafer Mata kishte dhe një djalë. Si u njoh me vajzën

11:15 - 08.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Dorjana Bezat-Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni ka qenë më herët i martuar. Për shkak të mosmarrëveshjeve ai është ndarë nga bashkëshortja, ndërsa nga kjo martesë ka dhe një djalë rreth 1 vjeç.




Ai jetonte në këtë banesë, së bashku me prindërit e tij, që kujdeseshin dhe për djalin e vogël. Gazeta Shqiptare mëson se mëngjesin e së premtes, djalin e vogël 31-vjeçari ia ka lënë fqinjëve.

Foto/ Ja kush është 19-vjeçarja që u qëllua me pistoletë nga Xhafer Mata, policia jep detaje

Mbajeni pak se kam një punë për të bërë”, iu ka thënë Xhafer Mata fqinjëve.

Po ashtu Gazeta Shqiptare mëson se 19-vjeçarja punonte në një market afër shtëpisë së autorit, atu dhe ishin njohur njëri me tjetrin.

Mëngjesin e së premtes Xhafer Mata qëlloi dy herë në drejtim të Xhuljeta Çunit dhe me pas drejt vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë pas disa orësh në Reanimacion.

Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.