AKTUALITET

“Qeveri mafioze, Rama ik!”, Kryeministri pritet me protesta në Lushnje

12:55 - 09.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”.




Me këto thirrje është pritur këtë të shtunë në Lushnje Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit të llogaridhënies publike.

Qytetarë të Lushnjes dhe të rinj të FRPD-së, kanë qëndruar përpara kinoteatrit ku po zhvillohej takimi i Ramës duke protestuar kundër qeverisë.

Por ata mësohet se nuk janë lejuar nga policia, duke qëndruar rreth 100 metra larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Javës së kaluar në turin e llogaridhënies të kryeministri pati protesta edhe në Elbasan, Cërrik e Belsh.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.