Rusi 2018

Përveç skuadrës, Zvicra sëbashku me policinë e saj në “Rusi 2018”

21:20 - 10.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra është kombëtarja e parë që zbarkon në botërorin rus me policë me vete.




Kjo skuadër do të ketë nga pas një grup të lëvizshëm të policisë zvicerane, e cila do të përfshijë dy agjentë të quajtur “Sportters”, si dhe ekspertë në çështjet e huliganizmit dhe në zbulimin e elementëve të rrezikshëm.

Detyra e tyre primare do të jetë garantimi i sigurisë së lojtarëve, sidomos në ndeshjet e ashtuquajtura me rrezik të lartë.

Zëdhënësja e policisë zvicerane, Lulzana Musliu iu drejtua tifozëve duke i thënë që të ndihen të sigurt, pasi agjentët nuk do ndërhyjnë në raste arrestimesh apo trazirash.

Agjentët do jenë operativë që përpara fazës së grupeve, më pas në ndeshjet që pritet të zhvillohen në stadiumin e Rostov-it në 17 qershor, si dhe në Kaliningrad dhe Novgorod, ditë më vonë.

Krahas detyrës së saj primare, skuadra e policisë helvetike do të shërbejë edhe si një urë lidhëse e tifozëve zviceranë dhe agjentëve rusë në rastet e organizimeve masive të tifozëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.