Rusi 2018

Universiteti do të ndërpresë mësimin kur kombëtarja të luajë në Botëror

16:22 - 10.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Universiteti Katolik i Uruguait, i dyti për nga rëndësia në vendin amerikano-jugor, i ka njoftuar studentët e tij për pezullimin e aktivitetit mësimor ditët që kombëtarja e kaltër do të luajë në Botërorin e Rusisë. Të paktën tri ditë pushim do të përfitojnë 10 mijë studentët e universitetit të parë privat në vend.




“Një nga misionet kryesore të studentit është që të jetë i kujdesshëm për realitetin që na rrethon. Sporti është një element që i karakterizon uruguaianët dhe gjithë shoqërinë tonë”, shkruante në letrën e tij zëvendësrektori Alvaro Pacecho.

Skuadra e Tabarezit do ta nisë turneun e saj më 15 qershor, në Ekaterinburg, përballë Egjiptit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.