Kryesore

Qeveria, ligji i ri për shembjen e Teatrit

10:20 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli  – Ndonëse prej muajit shkurt artistët kanë protestuar çdo javë në mënyra të ndryshme për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe mostjetërsimin e truallit të tij, ideja e kahershme e qeverisë tani po vihet në jetë me hapa konkretë.




Pas prezantimit nga kryeministri të një projekti që rrudh për së gjeri hapësirën e teatrit, por e bën atë trekatësh përmes një projekti të ri, katër muaj më vonë ato që u komentuan si propozime po vijnë të prezantuara me hapa ligjorë, paçka se artistët përmes përfaqësish kanë takuar pothuaj gjitha kahet politike duke kërkuar mbështetje.

Në regjistrin elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike është publikuar tashmë një projektligj që “rregullon” çështjen e Teatrit Kombëtar. Që në krye shënohet se është një projektligj për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Vetë Aleanca për Teatrin njoftoi protestë, ndërsa më herët aktori Arben Derhemi shkroi: “Me një akt të paprecedentë, qeveria ka filluar procedurën antikushtetuese të prishjes së Teatrit Kombëtar”. Sipas tij, duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të Partneritetit Publik-Privat, qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë (x) pa garë tokën e Teatrit Kombëtar. “Si mundet të grabitet toka publike dhe t’i jepet me koncesion një kompanie private? Pse nuk bëhet një tender ndërkombëtar? Pse nuk zbatohet ligji i prokurimit publik? Pse nuk zbatohet ligji i koncesioneve? Ne nuk jemi dakord! Ju ftojmë të na bashkoheni sot në orën 20.30 përpara godinës së Teatrit Kombëtar që të tregojmë vendosmërinë tonë në mbrojtjen jo vetëm të godinës historike, por në mbrojtje të trashëgimisë, historisë dhe identitetit tonë kulturor dhe kombëtar. #mbroteatrin”, shkruante Derhemi.

PROJEKTLIGJI
Që në fillim thuhet se ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në nenin 2 bëhet me dije se qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat. Ai përcakton se në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të këtij ligji, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme.

Për këtë do të ketë një Komision të Negocimit, që krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe kryesohet nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose përfaqësues i autorizuar prej tij dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve si më poshtë: Ministria e Drejtesisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Avokatura e Shtetit, Teatri Kombëtar. Komisioni i negocimit mund të thërrasë edhe përfaqësues nga institucione të tjera si dhe ekspertë të fushës që gjykohen të nevojshëm. Nuk mund të marrin pjesë në Komisionin e Negocimit personat që kanë konflikt interesi me partnerin privat, sipas kuptimit të ligjit “Për konfliktin e interesit”, për këtë arsye anëtarët e komisionin nënshkruajnë deklaratën për konfliktin e interesave. Neni 5 thotë se Komisioni i Negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha” sh.p.k, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit. Neni 7 merret me afatet dhe kohëzgjatjen e kontratës në lidhje me fillimin dhe përfundimin e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar, pronësinë e aseteve, përcak

Neni 8 thotë se miratimi i kushteve të kontratës së negociuar do të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit dhe do të dërgohet zyrtarisht nga Bashkia Tiranë pranë ministrive të përmendura në pikën 3 të nenit 6 të këtij ligji, me qëllim dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave. Kontrata do të nënshkruhet nga kryetari i Bashkisë Tiranë brenda afatit kohor prej 10 ditësh nga hyrja në fuqi e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratës. Kontrata hyn në fuqi me nënshkrimin nga kryetari i Bashkisë apo personi i autorizuar prej tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.