Kronikë

U vra nga bashkëshorti, flet dëshmitarja: Ja si e gjetëm Adrianën. Vajza e madhe thërriste…

14:42 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në familjen Shaholli janë hapur dyert e mortit. Njerëz që hyjnë dhe dalin për ngushëllim në shtëpinë që as e tillë nuk mund të quhet, pasi është e mbytur nga skamja.




Adriana, nënë e 6 fëmijëve u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e 8 qershorit. 42-vjeçari Çlirim Shaholli përpara trupit gjykues deklaroi se debatoi ashpër me gruan për motive xhelozie dhe më pas janë përleshur në banesë. “Po, unë e vrava gruan. E shtyva dhe ia përplasa disa herë kokën në dysheme”, është shprehur autori i krimit në familje, që tronditi banorët e qytetit të Durrësit dhe jo vetëm.

Ndërkohë, që një prej dëshmitarëve ka treguar se si e gjetën Adrianën.

“Ne ishim në shtëpi, vetëm kur doli vajza e madhe Vera dhe thirri mamin e ka mbuluar gjaku dhe më ndihmoni. Fëmijë tjetër nuk kishte asnjë, djali ka ardhur më mbrapa. Tre të vegjlit ishin në kamp. Pastaj unë me kunatën time dhe me dy kushërira të tjera dhe bashkëshorti, e çuam në spital.

Ishte pa ndjenja, por po i flisnim. Morëm një makinë të komshiut dhe e çuam. U tramatizuam. Pastaj unë erdha me policët. Nuk di më shumë, se ishin vetëm burrë dhe grua në momentin e ngjarjes së rëndë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.