Kronikë

Arrestohen “policët” grabitës. Vidhnin kasaforta me para nga banka dhe biznese

17:00 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të specializuar në grabitjen e kasafortave me para. Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal dhe në pranga kanë përfunduar 5 persona.




Sipas hetuesve nën kërcënimin e armëve ata vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Në pranga kanë përfunduar:
– Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë
– Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë
– Valmend Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje.
– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
– Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia thotë se pre e grabitjeve kanë rënë shumë biznese. Të 5 të arrestuarit lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Konkretisht ata kanë arritur të vjedhin plot 11 biznese, duke përfshirë dhë banka të nivelit të dytë.

Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestruar: 3 automjete, 2 armë zjarri, 4 maska, 6 palë doreza pune, 1 palë pranga metalike si ato të policisë, 1 portofol me stemën e Policisë, 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Grabitjet që kanë bërë
– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr është vjedhur kasaforta e një mobilerie.
– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.