Kronikë

“Hijet e natës” e ish efektivi i policisë… Kush janë grabitësit e kasafortave. Vodhën dhe ambasadën

17:23 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë “gjuetarët” e kasafortave, të arrestuar nga policia nuk janë emra ta panjohur. Shumë prej tyre janë emra të njohur të botës së krimit.




Kështu Engrid Hënaj, 31 vjeç, ka qenë më parë efektiv policie i forcave “Shqiponja”. Në shtator të 2017 ai është arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Policisë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Engrid Hënaj
Engrid Hënaj

Hetimi zbuloi se Hënaj, në mënyrë të vazhdueshme dekonspironte aksionet e policisë së Kavajës dhe informonte një person me rekorde të shumta kriminale, për lëvizjet dhe pikat e kontrollit të policisë në qytet. Njeriu me të cilin efektivi i Shqiponjave mbante kontakt të vazhdueshëm ishte Fation Lila, 30 vjeç banues në Laprakë, i arrestuar disa herë për vjedhje automjetesh dhe banesash në zonën e plazhit dhe në Kavajë.

Arrestohen “policët” grabitës. Vidhnin kasaforta me para nga banka dhe biznese

Po ashtu, ai njihej dhe si autor i grabitjeve me armë, kryesisht pika të këmbimit valutor. Lila ishte arrestuar nga Policia e Kavajës pak javë më parë për disa vjedhje banesash në këtë qytet.

27-vjeçari Valmend Pelivani, njihet në botën e krimit si miku i Shullazit. Në muajit shkurt të këtij viti atij iu bë atentat në një lokal në Tiranë.

Valmend Pelivani
Valmend Pelivani

Saimir Kuçi dhe Elton Lika, të dy 35-vjeç njihen nga policia si “hijet e natës” . Në vitin 2011 ata janë ndaluar për disa grabitje, po si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Një ndër grabitjet më të bujshme të bandës “Hijet e natës” është hyrja e paautorizuar në Ambasadën e Danimarkës, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor 2009 dhe sipas prokurorisë, autorë kanë qenë shtetasit Elton Lika, Sulejman Bakalli, Saijmir Kuçi, Taulant Mataj dhe Dritan Duka.

Ambasada është grabitur rreth orës 3 të mëngjesit, më 23 tetor 2009. Sipas prokurorisë, autorët e ngjarjes kanë hyrë në zyrat e Ambasadës nëpërmjet tarracës së një pallati ngjitur me të. Grabitësit kanë vendosur një palë shkallë mes pallatit dhe tarracës së Ambasadës dhe më pas kanë hyrë në selinë diplomatike ku kanë arritur të vjedhin 1000 euro, dy kompjuterë laptopë dhe sende të tjera.

Policia deklaroi në atë kohë se vjedhja e pajisjeve kompjuterike nga Ambasada ishte ndjekur me shqetësim të madh, pasi në kompjuterët në fjalë kishte të dhëna që kishin të bënin me sektorin e vizave. Pasi kanë vjedhur laptopët në Ambasadë, sipas prokurorisë, autorët e ngjarjes janë kujdesur që të gjenin blerës për sendet që ata kishin grabitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.