AKTUALITET

KPK shkarkon prokurorin Gentian Ternova

10:12 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas verifikimeve dhe seancës dëgjimore, KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokurorin e Apelit dhe anëtarin e KED, Gentian Ternova.




Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin dhe sipas hetimeve të KPK, Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

 

AVOKATI

Avokati Saimir Lami e ka quajtur të padrejtë vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Apelit, Gentian Trenovës, ndërsa ka bërë të ditur se do ta ankimojnë këtë vendim.

“Është për të ardhur keq, pasi Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur në sistem në këtë mënyrë”, – u shpreh avokati në një prononcim për mediat jashtë KPK-së.

I pyetur se përse u shkarkua, avokati u përgjigj: “Ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim. Është e padrejtë, që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershmëri sot të trajtohen në këtë mënyrë”.

Prokurori më herët pati një seancë dëgjimore me tensione, ku debatoi me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs. Ky i fundit, e sulmoi prokurorin në lidhje me dy gjetje të hetimit administrativ të KPK-së.

E para kishte të bënte me pushimin e hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe ndaj të cilit kishte një audiopërgjim, ndërsa e dyta kishte të bënte me pushimin e hetimeve ndaj një personi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.