AKTUALITET

Semafori “skuq” drejtuesit e automjeteve, në dy orë ndëshkohen 64 persona

10:40 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Respektoni semaforët, ndryshe Policia Rrugore nuk fal! Në vetëm dy orë janë ndëshkuar 64 drejtues automjetesh, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit.




“Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm”, njofton policia e Tiranës.

Sipas policisë këto shkelje jo vetëm që rrezikojnë jetën e qytetarëve, por gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, sipas problematikës dhe shqetësimeve të qytetarëve adresuar Policisë së Shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.