Kryesore

Basha ankohet për Facebook-un, Rama shkrihet së qeshuri

11:44 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të enjte, kreu i Kuvendit i kishte marrë masat. Gramoz Ruçi nuk lejoji që fjala e kreut të PD-së të transmetohej në Facebook, ndërsa tha se kjo është e shënuar në kodin e sjelljes dhe rregullores së Kuvendit.




“Ka më shumë se një vit që ndodh po e njëjta gjë. Pse e hoqi fjalën, se po thoja një të vërtetë. E di Kryeministri e di dhe kryetari i Kuvendit. Verdikti i Gjermanisë është verdikti më i qartë. Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s’do ishte për ne si opozitë”, deklaroi Basha, ndërsa kryeministrit Edi Rama dhe deputetët socialistë shpërthyen në të qeshura.

“Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. Gjermanët kanë paguar më shumë se çdo komb tjetër për Shqipërinë. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, derisa t’i jepet fund manipulimit. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë gjyqtarë që ndëshkojnë krimin. S’ka albanofobi, ka një shqetësim të madh për Shqipërinë”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.