AKTUALITET

Çështja e Enea Ftoit, Prokuroria: Policët nuk i dhanë ndihmë, e lanë të vdiste në qeli

09:16 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas publikimit ditën e djeshme të ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e Enea Ftoit, ku thuhej se humbja e jetës nuk kishte ardhur nga dhuna, sot ka reaguar dhe prokuroria e Korçës.




Ajo ka akuzuar efektivët e Komisariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit, çka humbi jetën në qeli 1 muaj më parë. Fakti, që 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, që policia nuk ka përgjegjësi penale për vdekjen e tij. Gazeta Shqiptare mëson se edhe pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, hetimet vijojnë.

Tre efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme, nisur nga fakti se kishte shfaqur probleme shëndetësore gjate dy ditëve te qëndrimit në ambientet e Komisariatit.

Prokuroria ka grumbulluar provat e nevojshme që tre policët nuk i kanë dhënë ndihmën që Enea Ftoi të shpëtonte dhe pritet t’i vërë nën akuzë ata.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.