Rusi 2018

Shkaktoi penallti, kërcënohet me vdekje futbollisti kolumbian

18:11 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia kolumbiane ka nisur hetimet ndaj disa individëve të cilët kanë kërcënuar me vdekje, mesfushorin e përfaqësueses së tyre, Carlos Sanchez, pas humbjes 2-1 kundër Japonisë në Kupën e Botës.




Ish-lojtari i Aston Villas shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 3-të të lojës duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Lojtari u përpoq që të ndalte kundërshtarin dhe preku topin me dorë. Gjyqtari vendosi të akordojë penallti për japonezët dhe nxori me karton të kuq. Që për fatin e tij të keq ndodhi saktësisht 24 vite pas autogolit të Andreas Escobar në Kupën e Botës të vitit 1994. Escobar u vra nga tifozët pasi u kthye nga turneu, pasi autogoli i tij eliminoi Kolumbinë.

Një përdorues në rrjetin social “Twitter” ka postuar foton e Sanchez dhe të Escobar ndërsa ka shkruar: “Mendoj se është ëndërr”. Një tjetër përdorues në këtë rrjet social shkruante: “Nëse Andreas Escobar u vra për një autogol, atëherë Carlos Sanchez duhet të varroset”. Autoritetet kolumbiane kanë caktuar një ekip të posaçëm për të hetuar rreth kërcënimeve të bëra ndaj 32-vjeçarit, i cili është i pezulluar për ndeshjen e së dielës kundër Polonisë.

Nëse Kolumbia e humb edhe këtë përballje atëherë, zyrtarisht i japin fund aventurës në Rusi. Ndeshjen e fundit do ta luajnë ndaj Senegalit të enjten më 28 qershor. Takim i vlefshëm për Grupin H, ku kryeson Japonia e ndjekur me tri pikë, aq sa edhe Senegali i vendit të dytë, ndërsa Polonia me Kolumbinë kanë 0 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.