AKTUALITET

Thikë prindërve, vëllai i 25-vjeçarit tregon se si e mori vesh ngjarjen e rëndë: Ai erdhi tek unë dhe…

14:45 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Durrësin, ku një 25-vjeçar në sherr e sipër ka therur prindërit e tij, Destan dhe Hasije Neziri, përkatësisht 75 dhe 64 vjeç.




Bashkëshortët Neziri kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen në reanimacion nën kujdesin e mjekëve. Kur ka kaluar një ditë nga kjo ngjarje e rëndë, vëllai i 25-vjeçari, Hajri Neziri, nga spitali i Durrësit ka bërë të ditur se gjendja e prindërve të tij ndodhet e stabilizuar.

LEXO edhe: I fejuari theri prindërit, 25-vjeçarja: Sherrin e nisi vjehrra, mua s’më ka dashur se jam nga Puka

Në një bisedë për Gazeta Shqiptare ai ka treguar se si e mori vesh  ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë e ka çuar vëllain e tij t’i vërsulet prindërve me thikë, pasi e etiketikon të qetë dhe të urtë.

“Gjendja e prindërve ndodhet e mirë, janë jashtë rrezikut. Ka qenë një moment depresioni i vëllait, nuk mund të japë shpjegime. Nuk e kuptojmë dot se si ka ndodhur. Djali është i urtë, mami dhe babi nuk ka pasur probleme. Unë isha në punë kur e mora vesh dhe erdha në spital. Vëllai erdhi te unë dhe e çova në spital se kishte një plagë dhe erdha për Durrës pastaj”, ka thënë vëllai i 25-vjeçarit.

NGJARJA
Nuk ka të ndalur dhuna në familje. Pas ngjarjes së ndodhur në tregun e Milotit, ku gruaja vrau burrin me 4 plumba pistolete dhe ngjarjes së ndodhur në Memaliaj ku burri goditi gruan e tij 57 vjeçe me sqepar, rasti më i fundit u shënua pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Mësohet se 25-vjeçari Hajri Neziri fillimisht ka debatuar ashpër me prindërit dhe më pas sherri ka degjeneruar në sulm me thikë. Në sherr e sipër, djali i vogël i familjes Neziri ka goditur disa herë nënën dhe babain, duke u shkaktuar plagë të shumta. Burime nga vendngjarja flasin për një masakër të vërtetë. Mësohet se 64-vjeçarja Hasije Neziri është goditur 6 herë me thikë në bark.

Ndërsa bashkëshorti 75-vjeçar, Destan Neziri ka marrë një goditje thike në qafë (plagë e rëndë) dhe një në fytyrë. Pas krimit, autori Hajri Neziri është larguar së bashku me vajzën me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh. I riu u kap një orë pas krimit në Tiranë. Burime për “GSH” thanë se 25-vjeçari është paraqitur i lënduar (shoqërohej nga bashkëjetuesja) në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. Aktualisht ai po merr mjekim për lëndimet që ka në trup (dyshohet nga konflikti me prindërit), ndërsa më pas do të transferohet në Durrës nga policia për t’u marrë në pyetje. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfliktit të ketë qenë edhe dashura e 25-vjeçarit. Ndonëse ngjarja është ende e paqartë, ka dyshime se prindërit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.