Rusi 2018

Shënuan gol për Zvicrën por festuan me shqiponjën, mediat e huaja jehonë për Xhakën dhe Shaqirin

08:32 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emocionuese ndeshja e mbrëmjes së djeshme, teksa dy futbollistët shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin i dhuruan fitoren Zvicrës përballë Serbisë.




Futbollistët festuan golin duke bërë shqiponjën me duar, moment ky që u fiksua jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe të huaja.

“The Washington Post”, “The Sun”, “The Associated Press”, “Daily Sabah” dhe“ESPN”, kanë komentuar gjatë ndeshjen e së premtes, por në qendër padyshim ishin dy futbollistët shqiptarë.

Me titullin: “Xhaka dhe Shaqiri shënojnë për Zvicrën, bëjnë me duar simbolin shqiptar”, mediat shpjegojnë se flamuri kombëtar i Shqipërisë ishte në qendër të fitores 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë, të premten në Kupën e Botës.

“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e tyre,  duke bërë një simbol nacionalist të trashëgimisë së tyre shqiptare”.

I pyetur pas ndeshje se përse bëri shqiponjën me duar, Shaqiri u shpreh se: “Në futboll, ti gjithmonë ke emocione. Ju mund të shihni se çfarë kam bërë, dhe kjo është vetëm emocion, dhe unë jam vetëm i lumtur që kam shënuar atë gol. E bëra, dhe ne nuk duhet të flasim për këtë”.

Pas fitores, tifozët e Zvicrës kanë festuar gjatë gjithë natës, teksa në rrugë nuk mungonte as flamuri shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.