Horoskopi

Shenjat e horoskopit të cilat kanë një raport të mirë me lekët

11:52 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Virgjëresha




Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Demi

Paraja dhe demët kanë një marrëdhënie utilitare. Demi përdorë paratë, por edhe paratë e përdorin demin. Ka demë që përdoren shumë kollaj nga paratë, por pjesa më e mirë e tyre dinë si t’i menaxhojnë ato. Kursejnë në masë të moderuar, por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Bricjapi

Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.