Kronikë

Detaje/ Miliona euro në Toyota Yaris, grupi kishte bërë dhe dy rrugë të tjera

13:40 - 26.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen nga hetimet që Prokuroria e Durrësit po zhvillon pas bllokimit në port të dy makinave Toyota Yaris, me 3.4 milionë euro.




Nga hetimet e deri tanishme ka dyshime se përgjatë dy muajve, maj dhe qershor të këtij viti ka të dhëna se të njëjtët persona të përfshirë në trafik kanë transportuar në Shqipëri dhe dy ngarkesa të tjera me makina.

Siç mëson Gazeta Shqiptare çdo rrugë ka qenë me 7 makina, kryesisht të tipit Toyota Yaris. Dyshohet se dhe në këto rrugë mund të jenë futur sasi parash. Makinat si në rastin e fundit janë blerë në Belgjikë dhe kanë ndjekur të njëjtën itinerar: Belgjikë, Gjermani e më pas në Itali.

Burimet thonë se prokuroria është vënë në gjurmim të mjeteve që kanë hyrë në territorin shqiptar si dhe po hetohet rruga deri në ardhjen e tyre në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.