Horoskopi

Horoskopi i datës 26 Qershor 2018

00:00 - 26.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Gjë që nuk është kushedi se çfarë, zakonisht. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.

Ndryshime të shpejta dhe pozitive, me bashkëveprimin e Diellit me Hënën që ju favorizojnë. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë një rritje! Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.

Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Planetet do të bëjnë që sot të ndiheni më materialistë sesa zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Uranit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej nga ju: po përdorni imagjinatën.

Keni të bëni me çështje të brendshme dhe familjare të pazgjidhura, dhe mund ta shfaqni më shumë sesa duhet nervozizmin. Përpiquni ndërkaq të jeni i mirëkuptueshëm. Mund të gjeni gjithmonë një pikë të përbashkët dhe të arrini kështu në një kompromis me të gjithë.

Shfrytëzoni favorizimin që planetët kanë për të zmadhuar dhuntitë tuaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Ata që varen nga ju nuk bëjnë punën e tyre ashtu siç prisni, qortojini sigurisht, por pa e bërë të madhe. Nuk keni arsye perse ta bëni. Më mirë thuajini gjërat siç janë, pa shumë lojë fjalësh, në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të saktë.

Sot do të do të vini në jetë ide nismëtare. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

Nëse në të kaluarën keni marrë një ndihmë të papritur, tani është koha ta ktheni favorin pa u tërhequr mbrapsht. Në fund edhe ju do të shpërbleheni. E rëndësishme është t’ia nisni mbarë: nganjëherë gatishmëria vlen, në disa raste, më shumë se çdo gjë tjetër.

Kujdes nga kokëfortësia, sepse mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Më mirë të udhëhiqeni nga diku që ka më shumë përvojë sesa ju. Përvoja ju mëson, por nëse nuk jeni të sigurt për diçka njëqind përqind, nuk duhet as ta provoni.

Mos u hidhni shumë përpjetë, nëse nuk doni të rrezikoni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.

Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja. Me të vërtetë shumë mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.