AKTUALITET

Aksident në Laç, të rinjtë përfundojnë në kanal

23:06 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Laç- Kryqëzimi i Patokut, ku dy makina që dretohej nga dy të rinj kanë humbur kontrollin e për pasojë kanë përfunduar në një kanal.




“Me datë 27.06.2018, rreth orës 21:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit” , mjeti tip Audi me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç  dhe mjeti tip BMW me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç,  kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.