KULTURË

Aktori ‘pro’ shembjes së Teatrit Kombëtar: Është i dehur, një ditë të bukur pashë një mi si dash…

12:12 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rezart Veleshnja, i ftuar në emisionin “Dikush” për Gazeta Shqiptare, sa i përket çështjes së teatrit Kombëtar ka bërë të ditur se ai është shumë i dehur dhe duhet patjetër që të ndërtohet i riu.




Aktori i njohur i “Portokallisë” shkon më tej, teksa shprehet se për fatin e tij të mirë ka parë në teatër një mi si dash, siç e cilëson aktori.

“E para njëherë, Teatri është shumë i dehur dhe duhet të ndërtohet i ri. Unë do të thoja që për të gjithë këta që teatri duhet rikonstruktuar, të ruhet trashëgimia. Unë them që është muzeu që ruan trashëgiminë. Kemi muzeun, mund të çojmë gjëra atje dhe të ruajmë trashëgiminë.

Unë kam qenë në Rotterdam të Hollandës dhe kam parë Luksërthiatër, një teatër që thashë këta aktorë paskan fat, jo fat po këta qenkan njerëzit nuk e di… Çdo gjë ishte me standarde europiane. Ti këtu ke një teatër ku për fatin tim të mirë një ditë të bukur kemi parë një mi si dash”, – ka thënë Veleshnja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.