AKTUALITET

EMRI/ Me 380 kg kanabis në makinë, kapet italiani në Sarandë

21:28 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 383 kg kanabis sativa, ndërsa ka vënë një pranga një shtetas italian.




Nga të dhënat e para, mësohet se është arrestuar italiani Vito Baruceli, 36 vjeç. Ai është ndaluar në pikën e kalifimit kufitar në Qafë-Botë teksa po udhëtonte me një mjet tip “autokamper”.

Ai është ndaluar nga policia pas dyshimeve se kishte fshehur drogë.

Agjentët e shoqëruan mjetin në doganën e Kakavijës për ta kaluar në skaner, ku ka rezultuar se në mjet ishin fshehur 383 kilogram kanabis dhe 96 kilogram në formë çokollate, në pjesën e tavanit të mjetit.

Policia ka ndaluar italianin ndërkohë që po hetohet për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.