AKTUALITET

“Intervista e Ditës”/ Trafiku, makthi i Tiranës. Shefi i Policisë zbulon masat e marra: Çfarë duhet të dinë qytetarët

21:13 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trafiku mbetet ndoshta makthi më i madh i qytetarëve të Tiranës, të cilët çdo ditë përballen me të në kryeqytet.




Por për të menaxhuar rreth 1 milion banorë, nuk është aspak e lehtë, veçanërisht për Policinë Rrugore.

Pikërisht, lidhur me këtë fakt por edhe më shumë problematika të tjera që ka trafiku në Tiranë ishte i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Shefi i Trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka.

Në fjalën e tij, Gjoka theksoi se puna e policisë rrugore dhe vështirësitë që ajo ka në çdo moment, janë të paparashikueshme. Kjo për shkak të dinamikës së trafikut, që ndryshon vazhdimisht.

I pyetur për masat konkrete të marra, veçanërisht tashmë që jemi në sezonin turistik dhe pas ndërhyrjeve që po bëhen në aksin Tiranë-Durrës, Gjoka nënvizoi se ka një trafik të shtuar veçanërisht në sheshin “Shqiponja”.

Por se nga ana tjetër, efektivët e shtuar në terren në pikat kyçe, kanë bërë që situata të menaxhohet, pavarësisht vështirësive që ajo përcjell.

Megjithatë, Shefi i Trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës, bëri të ditur se krahas efektivëve në kryeqëzimet më të rëndësishme, tashmë ka polici edhe në rrugicat e lagjes.

Sipas Gjokës, kjo vjen për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe denoncimeve që ato bëjnë lidhur me abuzimet në lagjet e tyre. Gjoka nënvizoi se 95% e denoncimeve të qytetarëve janë të vërteta, çka tregon një rritje të besueshmërisë së tyre karshi Policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.