Kryesore

Negociatat, Basha paralajmëron protesta? Sherri me gazetaren për përkthimin

13:22 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ngriti gishtin nga qeveria dhe kryeministrit Edi Rama për atë që ai e cilëson si dështim në çeljen e negociatave.




Megjithëse nuk tha se cila do të jetë rruga, kreu i PD-së paralajmëroi se “në javët e muajt e ardhshëm ne do të na duhet të reflektojmë thellë për të ndryshuar thellësisht politikën dhe qeverisjen, për t’ju rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës europiane”.

Sipas kreut të PD-së, Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE.  Më herët të dy liderët e opozitës kur janë pyetur për protestat kanë thënë se një vendim do të merrej pasi të fliste Brukseli.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019. Janë 3 hapa për t’u ndërmarrë deri në vendimin e qershorit 2019.
▪ Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.
▪ Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse.
▪ Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria I ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendmimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019.
Qeveria dhe makina e saj e propagandës ka zgjedhur t’i mashtrojë shqiptarët edhe këtë herë duke ju thënë që “janë hapur negociatat”. Edhe këtu nuk ka asgjë të re, mashtrimi dhe gënjeshtra janë e vetmja gjë që kjo qeveri bën.
Gjuha që përdori Këshilli Europian konfirmoi edhe një herë se moshapja e negociatave nuk është refuzim as i shqiptarëve dhe as i perspektivës Europiane të Shqipërisë. Përkundrazi sikurse deklaroi Këshilli rruga e shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt BE-së është e hapur dhe është plotësisht në dorën tonë që të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE-së.
Mos hapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama, është refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit.
Mos hapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën.
Sjellja e Rames edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për ti hapur negociatat as në vitin 2019.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur te ikesh ti edhe babai jot politik berisha qe e vodhet dhe e rropet kete popull dhe po e mbani me zorr PD atehere do futemi ne BE se ju nuk ju do as shqiperia e as bota. Izet Haxhia do ju fundosi juve

    Përgjigju ↓