POLITIKË

Negociatat, Vlahutin dhe Meta: Duhet bashkëpunim, të përmirësohet sistemi i drejtësisë

12:20 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me shtyrjen e hapjes së negociatave për në vitin 2019.




Vlahutin tha se vendi ynë mori diçka shumë të rëndësishme këtë vit, që është një datë e qartë ku do të kemi çeljen e negociatave.

Ambasadorja theksoi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para, por duhet që sistemi i drejtësisë të përmirësohet më tepër dhe me rezultate konkrete. Ajo thekso, se BE ka njohur të gjitha reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe kjo është diçka pozitive për negociatat.

Sipas saj, Këshilli i për Çështjet e Përgjithshme ka nisur punën për përgatitore që Shqipëria të jetë gati në vitin 2019.  Ndërsa siguri që data nuk ndryshon pasi është caktuar një datë kalendarike e qartë.

Ndërkohë, lidhur me shtyrjen e negociatave për vitin 2019, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.

Presidenti shprehet se konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Meta thotë se të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Por, sipas tij provimi më i rëndësishëm për Shqipërinë do të jetë në qershor të vitit 2019, prandaj, thekson ai, palët politike të jenë më përgjegjshme dhe të krijojnë bashkëpunim me njëra-tjetrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.