Kryesore

Rama: Opozita baltë kundër Shqipërisë. Kemi kohë 12 muaj për reformat

18:41 - 27.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas Shqipërisë iu shty afati për çeljen e negociatave me Bashkimi Europian për në Qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama në një takim me anëtarët e qeverisë tha se opozita ka punuar kundër vendit dhe kjo nuk është parë dhe as dëgjuar më parë.




“Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi: “Data për çeljen e negociatave nuk është kurrë imediate pas rekomandimit pozitiv, por ka hapësirë kohore në mes që lidhet me konsensusin e domosdoshëm mes vendeve të Këshillit Europian. Nuk ka shqiptar me mend në kokë që mbyll sytë e veshët përballë kësaj fitoreje. Nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”, theksoi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.