Kryesore

Basha: Rama, përgjegjësi për shtyrjen e negociatave. Balla: Po flet në telefon

11:35 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi që i pranishëm në Kuvend të jetë edhe Kryeministri Edi Rama teksa do të diskutohet për negociatat.




Basha u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor për shtyrjen e vendimmarrjes për negociatat dhe ai nuk mund t’i bëjë bisht debatit.

Është marrë një vendim për shtyrjen e vendimmarrjes për negociatat dhe pengesa kryesore për këtë duhet të jetë këtu, Edi Rama. Në qoftë se zotëria po fshihet apo nuk e mbajnë leqet të vijë këtu, ndërprite seancën. Nuk mundet ai t’i bëjë bisht këtij debati”, tha Basha.

Ndërkohë, Taulant Balla, reagoi duke thënë se debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi për të qenë kryeministri në sallë.

Gjynah që të ka Shqipëria kryetar opozite. Debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi. Kryeministri do të jetë këtu menjëherë pasi në këtë moment është në një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.