Kronikë

Burg për 4 të arrestuarit e “Toyota”-ve me 3.4 milionë euro. Zbardhen dëshmitë e plota

15:22 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dosja e “Toyota”-ve me 3.4 milionë euro është transferuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Këtë të enjte në Gjykatën në Durrësit kanë dalë katër të arrestuarit për ngjarjen: Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.




Togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg 4 të arrestuarit, siç kërkoi dhe organi i akuzës.  Ndërkohë gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar dosjen e plotë hetimore të prokurores së çështjes Ornela Rrumbullaku.


Sipas organit të akuzës administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se automjetet i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë”, ka thënë Edi Lika.

Në dëshminë e tij Agim Ceka shprehet se makinat “Toyota” i kishte ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi. Cani ka theksuar gjithashtu se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë.

Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit

Ndërsa Alban Mollaymeri ka deklaruar se makinat i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Mollaymeri është shprehur gjithashtu se ka një aktivitet privat, servis makinash.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga zvicerane, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler “bizart” ditën e diel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.