Kronikë

Makina përplaset më autobusin, dy persona të plagosur

18:03 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, ku një makinë është përplasur me një autobus.




Nga aksidenti janë plagosur dy shtetaset që ndodheshin brenda automjetit tip “Ford”, të cilat janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar shoferin e autobusit F. L, 35 vjeç banues në Kosovë.

35-vjeçari po merret në pyetje nga policia për të bërë zbardhjen e plotë aksidentit.

Njoftimi i policisë

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, në fshatin Plezhë, Shkodër, ka ndodhur një përplasje ndërmjet dy automjeteve.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një autobuz me targa KS 05252DG me drejtues shtetasin F. L, 35 vjeç banues në Kosovë, dhe autoveturës tip Ford me targe AA053MO me drejtuese shtetasen L. K.  55 vjeçe dhe pasagjere shtetasen R. O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.