Kronikë

Vodhi portofolin dhe dokumentet e turistëve, arrestohet 44-vjeçari

15:11 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Memaliaj, pasi akuzohet për vjedhjen e një sasi e parash dhe disa dokumente.




Paratë dhe dokumentet e vjedhura nga Bujar Hyseni, i përkisnin dy turistëve të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë në një lokal.

44-vjeçari ka shkuar në motorin ku ndodhej portofoli duke e vjedhur dhe është larguar, por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas një ore policia arriti ta identifikojë dhe arretojë atë.

Ndërkohë, mbi Bujar Hysenin rëndon akuza e vjedhjes e cila do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë

Policia në kohë rekord identifikon dhe arreston autorin e vjedhjes së një shume parash dhe dokumentash të 2 turistëve nga Polonia

Turistët falënderojnë Policinë e Shtetit për zbulimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes, si dhe gjetjen e lekëve dhe dokumenteve.

Punonjësit e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motorri në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentat dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale të kryera nga Policia lokale, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysëm larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumenatat e vjedhura.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj. Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumenta të turistëve polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për “Vjedhje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.