Kronikë

Mbajti peng dy punëtorë, ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari i dënuar me 11 vite burg

16:28 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtësia vonon, por nuk harron. Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar, i dënuar me 11 vite burg.
Ai është Martin (Aleksandër) Tusha nga Mamurrasi. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Martin Tushën me 11 vite burg për heqje të paligjshme të lirë dhe vjedhje me dhunë.




Më 11 Nëntor 2011, Martin Tusha në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy punëtorë të një dyqani duralumini. Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Prej disa kohësh, Martin Tusha fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës u ekstradua sot në vendin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.