Kronikë

Plagosja e trefishtë në Kinostudio, zbardhet dëshmia e Juxhin Mumajesit

12:34 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ibrahim Durollari, i riu i cili mbeti plagosur gjatë një përplasje me armë zjarri pak ditë më parë në zonën e Kinostudios ka dal nga koma dhe është dërguar në reaminacion në gjendje të rëndë. Mësohet se Durollari, ka marrë disa plumba në bark të cilët i kanë prekur organet, gjë që e vështirëson edhe më tepër gjendjen shëndetësore.




Gjithashtu bëhet me dije se dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi të cilët ishin dhe shënjestra e sulmit ndodhen në pavion dhe po marrin mjekimin e nevojshëm. I pyetur nga policia në lidhje me ngjarjen, Juxhin Mumajesi, i cili nuk ka dhënë detaje të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Mumajesi është shprehur se nuk ka mundur të shikojë atentatorët në momentin që janë qëlluar, por pista kryesore që po heton policia është konflikti me armë i ndodhur në vitin 2017 ku mbeti i plagosur Eduard Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.