Kronikë

Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy shoferë në Fier. Përplasën dy makina dhe aksidentuan 48-vjeçarin

10:06 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka arrestuar dy shoferë të cilët kanë shkaktuar aksident. Një prej tyre në gjendje të dehur ka goditur dy makina të parkuara kurse tjetri pa leje drejtimi ka përplasur një person me biçikletë.




Në pranga ka rënë Skënder Bregaj, 55 vjeç i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ka përplasur dy automjete të tjera të parkuara.

Gjithashtu, blutë e Fierit arrestuan dhe arrestuar Dritan Bishani, 19 vjeç, banues në Roskovec, i cili drejtonte një automjet pa leje drejtimi, ndërkohë ka përplasur dhe një 48-vjeçar i cili po udhëtonte më biçiklet. I plagosuri është dërguar në spitalin e e Fierit dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.