Kryesore

Votoi kundër hapjes së negociatave, Holanda: Koha për rezultate konkrete!

16:45 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pasi votoi kundër hapjes së negociatave, një nga tre vendet skeptike siç është Holanda ka reaguar zyrtarisht për herë të parë.




Këtë e ka bërë përmes ambasadës së saj në vendin tonë.

Në reagimin në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada holandeze në Tiranë thekson se tashmë Shqipëria ka një udhërrëfyes të qartë për rrugëtimin deri në qershorin e ardhshëm.

Por nga ana tjetër, kërkon rezultate konkrete nga ana e qeverisë.

“Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Holanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërinë në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon”, shkruan ambasada holandeze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.