Kronikë

40-vjeçari shqiptar kapet me drogë në makinë, po udhëtonte me familjen

16:45 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar me banim në Roseto degli Abruzzi të Italisë pasi në makinën me të cilën ai po udhëtonte iu gjetën 8 kg marijuanë.




Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët e moshës 7 dhe 11 vjeç.

Pas kontrollit në bagazhin e makinës, policia i gjeti një qese të madhe e cila kishte 4 pako me lëndë narkotike. Pakot ishin të shënuar me numra 1,2,3,4 dhe përmbanin gjthësej 8 kg drogë.

Po ashtu policia i sekuestroi 850 euro dhe një telefon celular. Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.