POLITIKË

Kryemadhi thirrje Metës: Kthe mbrapsht projektligjin për Teatrin!

13:16 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, iu shtohet zërave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.




Në një dalje për mediat ditën e sotme, ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, duhet ta kthejë mbrapsht projektligjin për Teatrin Kombëtar.

“Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë projektligj”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se shpreson që kreu i shtetit të distancohet.

Më herët deputetja demokrate Albana Vokshi, deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.