POLITIKË

Vdekja e shoferit të Xhafajt, Berisha: Filloi qërimi i hesapeve mes familjeve mafioze

13:26 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ardhur reagimi i parë nga politika për shoferin e Ministrit Fatmir Xhafaj, të gjetur të pajetë brenda në makinë mëngjesin e kësaj të shtune.




Është ish-kryeministri Sali Berisha i cili përmes një postimi në Facebook, thotë se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz ndaj 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja.

Sipas Berishës, kjo është shenjë se ka filluar larja e hesapeve mes familjeve mafioze.

Postimi i plotë:
Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.
Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kjo eshte opozita me e dobet qe ka pasur ndonjeher shqiperia. Kapen pas fijes se barit fhe te gjothe kerkojn te bejn si te zgjuar.

    Përgjigju ↓