POLITIKË

“Çuni i Sul Bushatit emëroi dhëndurët e Rita Markos, Lenka Çukos dhe mbesën e Hysniut”, PD sulmon ambasadorët

11:45 - 01.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka sulmuar sot ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe disa prej ambasadorëve të emëruar prej tij në Suedi, Izrael dhe UNESCO, Partia Demokratike.




Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se kreu i diplomacisë shqiptare ka dërguar në selitë tona diplomatike dhëndurët e Rita Markos, Lenka Çukos dhe mbesën e Hysni Kapos.

Deklarata e plotë

Një nga kushtet që Shqipërisë t’i hapen negociatat qershorin e ardhshëm është detyrimi i qeverisë për të ndërtuar dialog konstruktiv me opozitën!

Por qeveria e ka shkatërruar që tani këtë prioritet, duke e shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve te ish diktaturës komuniste.

Ministri Ditmir Bushati, i biri i Sul Bushatit, zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët e ish Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike.

Rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos. Ky emërim nuk është i rastësishëm!

Mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore në UNESCO. Dhëndri i Lenka Çukos ambasador në Izrael.

Për të rinjtë që nuk i njohin, këta janë njërëzit që, bashkë me Enver Hoxhën, burgosën dhe vranë kundërshtarët e regjimit të tyre gjakatar, shtypën dhe sunduan për gati 5 dekada shqiptarët, duke na varfëruar deri në mjerim, duke na grabitur pronën, duke na mohuar të drejtat dhe identitetin tonë europian.

Asnjë nga këto emërime nuk është rastësi!

Edi Rama e konceptoi Rilindjen si bashkim mes krimit dhe pinjollëve e funksionarëve të regjimit komunist, duke nisur nga ai vetë.

Dhe bashkë me Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin, Ilir Beqjen, dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë, me rikthimin në  shërbimin sekret të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, me portretin e Enver Hoxhës në festat zyrtare, Edi Rama ka ngritur sistemin kriminal të narkoenverizmit, një diktaturë e re që pushtetin e ka bazuar tek blerja e votës me paratë e drogës dhe të krimit.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga emërimet e lidhjeve të Edi Ramës me diktaturën komuniste dhe krimin! Partia Demokratike, si një alternativë e rinisë, do t’i hapë rrugën të rinjve shqiptarë për një Shqipëri si gjithë Europa!

 

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte harruar Ministria Sonila Llambi gegprifty Qato ne qeveri dhe burri i saje Altin Qato Drejtor Pollicise ne Qarkun e Elbasanit te emeruar nga Kryeministri dhe Ministri xhafa.Po deshet pranojeni te shfaqet si koment Te fala nga nje emigrant qe ka humbur gjithshka gjene me te rendesishme Pronen nga babaj dhe nje bodrum pjese te shtepise te grabitur nga ish Kapteri i gardes Rexhep Nelaj qe e shiti nje milion dollar ceshtja ne gjykate nuk po gjene akoma zgjidhje. Per grabitjen e Bodrumit nga Rexhepi eshte bere leter leter Berishes ish/Kryeminister dhe Enkeljed AliBejt ish Drejtori anti koerrupsionit ne qeverine e Berishes ,qe hapi nje dritare per te denoncuar ne qeveri korrupsionindhe grabitjet. rexhepi i armatusur deri ne dhembe me shtate ushtare garde edhe ata te armatosur me kercenoje me vdekje. Sot une jam nje Emigrantdhe me perfaqesues te posacem kerkoje te pakten kompesimin e prones nga babaj si djali vetem brezi trete dhe kthimin e Bodrumit.te faleminderit MyshevirShabani USA

    Përgjigju ↓