Kronikë

Vdekja e shoferit të Xhafajt, një natë më parë kishte festuar. Del dhe ekspertiza mjeko-ligjore

16:10 - 01.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Del ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, i cili ishte dhe shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas raportit i riu u gjet me një plumb në kokë, në pjesën e “lobit temporal”, mëngjesin e ditës së shtunë në garazhin brenda ambienteve të Gardës së Republikës.




Plumbin, sipas ekspertizës, e ka marrë në pjesën anësore të kokës, më saktë në anën e djathtë, ku edhe iu gjet arma.

Bëhet fjalë për një armë automatik të llojit MP5. Nga kjo armë, ka dalë plumbi që qëlloi Shkëlzen Qorden brenda në garazh.

Policia thotë se dyshohet që ai është vetëvrarë. Në sediljen e mjetit u gjetën 3 gëzhoja, sipas policisë, nga të cilët vetëm njëri ka shkaktuar vdekjen e gardistit.

Tifoz i Tiranës dhe Bajernit, profili i gardistit Shkëlzen Qordja: Mos u mundoni të më ndryshoni…

Po ashtu 31-vjeçari rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.