Kronikë

“Më fal nënë”, mesazhi i fundit i gardistit. Pasi la ministrin në shtëpi festoi në një lokal nate

16:36 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në pyetje janë marrë miqtë e tij më të ngushtë dhe familjarët. Hetuesit janë duke pyetur se cila ka qenë arsyeja që Shkëlzen Qordja i dha fund jetës, me armën e shërbimit.




Deri tani hetuesit kanë mësuar se pasi ka lënë në banesën e tij ministrin Fatmir Xhafaj, 31-vjeçari ka shkuar në një nga lokalet e Pedonales së bashku me dy shokë të tij, ku ka qëndruar në orët.

Rreth orës 5:00 të mëngjesit të datës 1 korrik, është futur në ambientet e Gardës së bashku me mjetin e shërbimit. Pasi ka hyrë në ambientet e brendshme, ka parkuar mjetin në garazhin përkatës dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.
Po ashtu mësohet se telefonit të tij i kanë rënë disa herë shoqëruesit e ministrit të Brendshëm, pasi mëngjesin e 1 korrikut do të lëviznin. Pasi është dhënë alarmi, Shkëlzen Qordja është gjetur në garazh, ndërsa e kishte mbyllur nga brenda me çelës.

Ndërkohë nga këqyrja e tabulateve telefonikë mësohet se 31-vjeçari i ka dërguar një mesazh të shkurtër nënës së tij para ngjarjes ku i kërkon falje. Ky komunikim sipas hetuesve konfirmon dyshimet e tyre se Qordja ka qëlluar mbi veten.

Paraprakisht mësohet se Qordja ka humbur jetën për shkak të një plumbi në anën e djathtë të kokës, ku edhe iu gjet arma automatike e llojit MP5. Në sedilje u gjetën 3 gëzhoja, por sipas policisë, vetëm një plumb ka shkaktuar vdekjen e gardistit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.