Rusi 2018

Gjoba nga FIFA, babai i Granit Xhakës: Paratë e mbledhur nga Rama do të…

10:58 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, njëri pjesë e kombëtares sonë dhe tjetri asaj të Zvicrës ka sqaruar se fushata e ndërmarrë nga Rama për mbledhjen e lekëve do të ndihmojë 3 fëmijë të sëmurë, pasi ata kanë vendosur ti dhurojnë.




Graniti është venë në qendër të vëmendjes pas festimit me shqiponjë në golin që i shënoi Serbisë.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe vetë gjestin e shqiponjës dhe thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve, shkruan Telegrafi.

Letra e plotë e Ragip Xhakës:

“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.

“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.

“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.

“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.