Kryesore

Negociatat në 2019/ Vlahutin: Duhet bashkim Kombëtar, do jetë vit i vështirë

10:37 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romana Vlahutin, ambasadorja e BE gjatë tryezës së mbledhur pas konkluzioneve të Bashkimit Europian, ku është i pranishëm edhe Raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein tha se Shqipërinë e pret  një vit i vështirë. Ajo u shpreh se deri në qershor 2019, kur edhe është caktuar data për hapjen e negociatave, Shqipëria ka një sfidë të madhe, që është politika.




Diplomatja e BE i bëri thirrje politikës shqiptare që të bashkohet, sepse në të kundër procesi i integrimit është shumë i vështirë.

“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtar, për të cilën punon gjithkush. Një gjë që e kemi konstatuar në çdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre.

Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo axhenda të fshehura. Është me rëndësi që të punohet për këtë unitet. Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur.

Vendet e BE kanë njohur atë çfarë keni bërë dhe kjo mendoj se është e rëndësishme. Ka një grup jashtë mase të madh vendesh që ishin të bindura se reformat e kryera në këtë vend kanë arritur fazën ku ju mund të ecni përpara. Pra duhet që tu provoni që kanë të drejtë. Ka edhe pak vende që janë do të thoja paksa jo skeptike, por të kujdesshme dhe ju duhet tu provoni që ajo që ju keni bërë duhet të përfitojë edhe nga mbështetja e tyre. Ata i kanë njohur reformat dhe ata e kanë njohur, por duhet të jenë tërësisht të sigurta që ajo që ndodh në Shqipëri është përtej pikës së kthimit. Pra duhet bërë shumë me shtetet anëtare. Keni shumë miq aty dhe mendoj se e vetmja gjë që duhet të ndodhë është që të përshpejtohet ky motor i reformave. Do të jetë një vit i vështirë. Një lloj konsensusi real të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, – u shpreh Vlahutin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.